Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjithë territorin, si parashikohet moti për ditën e sotme

27 Mars 2021, 08:12| Përditesimi: 27 Mars 2021, 08:13

  • Share

Dita do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm më kthjellime dhe vranësia të lehta.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të vendit por pa rrezikuar reshje. Mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në territor, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 deri 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 ballë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?