Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira kalimtare...ja si do jetë moti sot

7 Maj 2020, 07:25| Përditesimi: 7 Maj 2020, 07:27

  • Share

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, ku me të shpeshta vranësirat do jenë në zonat jugore. Por mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fort duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Vijon me vranësira, reshje shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere Europa Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e Europës mbetet me kthjellime. Më të dukshme kthjellimet do jenë në Qëndër dhe Veri të kontinentit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?