Kronikë

Kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

16 Prill 2021, 07:28| Përditesimi: 16 Prill 2021, 08:06

  • Share

Mesdita pritet që të sjellë vranësira në zonat jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërish reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesërisht vendet e Ballkanit perëndimor mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku reshjet e e pakta të shiut dhe dëborës do jenë mbizotëruese. NDERSA kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?