Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti sot! Mos harroni të merrni cadrën gjatë pasdites

13 Shkurt 2022, 07:07| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 08:09

  • Share

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet qe orët në vijim të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit por shirat do të jenë të dobët dhe të përkohshme, përjashtim bëjnë zonat Jugore të cilat dominohen nga kthjellime dhe vranësira të dendura por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por kostante vijon mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesare deri e forte me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 4 ballë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?