Kthjellime dhe vranësira, ja si do të paraqitet moti ditën e sotme

30 Mars 2022, 08:32| Përditesimi: 30 Mars 2022, 12:32

  • Share

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 - 5 ballë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?