Foto ilustruese

Temperatura të larta deri në 37 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë javë

10 Qershor, 08:46| Përditesimi: 10 Qershor, 08:49

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak sjell parashikimin e motit për këtë javë.

Kjo javë pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek.

Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?