Kronikë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

15 Qershor 2021, 07:30| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 12:51

  • Share

Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb mbetet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten me të paktën 2 gradë në mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E martë, 15 Qershor 2021

Gadishulli Iberik, Europa Veriore dhe Lindore do të paraqiten në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira të dendura dhe shira. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Jugore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?