Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

29 Prill 2021, 07:30| Përditesimi: 29 Prill 2021, 07:33

  • Share

Dita e sotme karakterizohet kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat luginore. Por mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat nga pjesa më e madhe e vendit.

Temperaturat e ajrit rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 27°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore, pjesërisht qendra dhe Gadishulli Iberik mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën tjetër të kontinentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?