Foto ilustruese

Kthjellime dhe ditë me diell, parashikimi i motit për sot

20 Mars, 07:11
  • Share

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit ndikimit të Anticiklonit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtar në relievet malore. Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek. Shoqëruar me valëzimi në detet të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 17°C

në zonat e ulëta 4 deri 21° C

në zonat bregdetare 3 deri 21°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?