Foto ilustruese

Kthjellime dhe ditë me diell, parashikimi i motit për sot

14 Shkurt, 07:09| Përditesimi: 14 Shkurt, 07:17

  • Share

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi e cila arrijnë deri në 14-18m/sek. Deri i forcës 2-4 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 10°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta -1 deri 16°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 3 deri 16°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?