Kthimi në parlament i koncesionit për Porto Romanon, PD përshëndet veprimin e Metës: Mbrojti interesin e vendit

23 Maj 2020, 14:31| Përditesimi: 23 Maj 2020, 14:34

  • Share

Partia Demoktratike ka përshëndetur kthimin mbrapsht në parlament që presidenti Ilir Meta i ka bërë vendimit për koncesionin e Porto Romanis. PD thotë se ky vendim i Metës është në interes të popullit pasi nuk lejon grabitjen e pasurive të vendit.

"Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama. 

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë,"-thotë PD.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hi hi: 23/05/2020 17:37

    A ka ne bote hajdut Me te sofistikuar Me kollaren e ministrit se arben Ahmetaj qe mbeshtetet nga Rama

    Përgjigju
  • Haha: 23/05/2020 16:46

    Hajduti Meta petshendetet nga hajduti Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?