Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 3243 persona hyjnë në vend gjatë 24 orëve të fundit

22 Dhjetor 2023, 13:27| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 13:33

  • Share

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka nisur fluksi për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 3243 persona dhe kanë dalë 1686 të tjerë.

Ndërsa në Qafë Thanë ka pasur 2399 shtetas që kanë hyrë në vend dhe 2135 në dalje.

Në Kapshticë po punohet me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Kur ka fluks në hyrje, pala shqiptare kalon në operimin me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Fluks i shtuar në këto pika kufitare pritet edhe gjatë kësaj fundjave.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?