Vazot me kanabis të sekuestruara

Ktheu zyrat e punës në ‘fermë kanabisi’ me vlerë 2 milionë paund, dënohet me 25 muaj burg shqiptari në Angli (EMRI)

23 Shkurt, 21:47| Përditesimi: 23 Shkurt, 22:56

  • Share

BRITANI E MADHE- Shqiptari, Ylber Dajci është dënuar ditën e djeshme nga një gjykatë në Angli me 25 muaj burg, pra dy vite e një muaj heqje lirie nën akuzën se kishte kthyer ish-zyrat e punës në ‘fabrikë kanabisi’ që kapte vlerën e 2 milionë paundëve.

Më shumë se 2300 bimë u gjetën në 2 katet e ndërtesës së pashfrytëzuar më parë në Eastgate Street, Gloucester, të hënën.

Ndërkohë pritet ekstradimi 42 vjeçarit drejt Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjes që kanë 2 vendet për ekstradimin e të burgosurve që do të vuajnë dënimin e mbetur në vendin tonë.

Si u zbulua ‘ferma e kanabisit’?

Ishte një operacion rutinë që e çoi policinë e Gloucester-it në dyert e një ndërtese të thjeshtë. Brenda, saj u zbulua një ‘xhungël e vërtetë ‘me bimë kanabisi dhe llamba elektrike për rritjen e tyre. Policia u informua nga banorët përreth për erën që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës që kishte shërbyer më parë si ish-magazinë. Njëkohëisht rridhte edhe ujë. Policia zbuloi ‘fermën e kanabisit’ në gusht të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë ditë më pas.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?