Ktheu zyrat e një ish-gazete në ‘shtëpi bari’, burg për shqiptarin në Britani! Do depërtohet në Shqipëri

14 Mars, 16:32| Përditesimi: 14 Mars, 16:37

  • Share

Një shqiptar që është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Dino Marku, 39 vjeç, u arrestua më 9 janar nga efektivët e policisë, ndërsa në momentin e bastisjes së ‘shtëpisë së barit’, ai u kap teksa fshihej pas disa kutive.

Pak kohë më parë ai kishte shkuar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe në këmbim në 10 mijë paundëve kishte pranuar që të kujdesej për një ‘shtëpi bari’ në Powys.

“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të County Times; ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”, tha prokurori Philip Clemo.

Ish-zyrat e një gazete County Times ishin kthyer në shtëpi bari. Ajo ishte kthyer në një ‘fermë kanabisi’, brenda së cilës policia zbuloi 246 bimë, me vlerë rreth 258,000 £.

Gjykatësi Timothy Petts që dha dënimin me 18 muaj tha se Marku do të depërtohet në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?