Piloti Babis Anagnostopoulos dhe Caroline

Kosova & Rajoni

Kthesë e fortë në hetimet për vrasjen e Carolinës, një grua është personi i tretë që ndërhyri mes pilotit dhe 20-vjeçares

7 Korrik 2021, 20:11| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 20:30

  • Share

Kthesë tjetër kanë marrë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos. Policia greke dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhëniet e tyre, dhe ajo është një femër.

Ishte gazetari grek Vassilis Lambropoulos i cili zbuloi personin e tretë në marrëdhënien e çiftit, tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për publikun dhe duket se kjo mund të ketë qenë arsyeja se pse 20-vjeçarja donte të largohej nga shtëpia.

'Sekreti që familja e Caroline dinte doli në dritë dhe ndryshoi faktet në lidhje me hetimet ndaj pilotit, i cili është burgosur në Korydallos.'- shkruan Ta Nea.

“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua, rreth 40 vjeç, kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet më tej në artikullin e medias greke.

Gazetarët e 'MEGA' u përpoqën që ta kontaktonin atë, por mori një përgjigje nga një avokat i saj në Athinë, i cili sqaroi se çdo njohje me pilotin 32-vjeçar, nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Caroline.

Vihet re se nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk duket se ka ndonjë kontakt të pilotit me celularin e kësaj gruaje. Në çdo rast, autoritetet tregojnë se gruaja 40-vjeçare nuk ka asnjë lidhje me çështjen e vrasjes.

32- vjeçari, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?