"Kthehu në Afrikë", parlamenti francez ndërpret seancën pasi deputeti me ngjyrë fyhet në baza racore

4 Nëntor 2022, 15:19| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 15:25

  • Share

Parlamenti francez shtyu seancën e tij të sotme pasi ligjvënësit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo iu kërkua të kthehet në Afrikë nga një anëtar i një partie të ekstremit të djathtë.

Bilongo po pyeste qeverinë në lidhje me një kërkesë të organizatës joqeveritare SOS Méditerranée për ndihmë në gjetjen e një vend strehimi për 234 emigrantët e shpëtuar në det ditët e fundit.

Por një anëtar i ekstremit të djathtë ndërhyri duke bërtitur: “Kthehu në Afrikë! E djathta ekstreme mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, raciste dhe e neveritshme. Një sanksion përkatës duhet të shqiptohet menjëherë”.

Ndërsa Bilongo i’u kthye komentit të anëtarit të ekstremit të djathtë duke thënë se ai nuk kishte ndërmend të largohej dhe se kishte lindur në Francë prandaj komenti i kolegut të tij ishte “i turpshëm”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?