Kthehet nga spitali pas kontrolleve, 17-vjeçarja ndërron jetë disa orë më pas

15 Shkurt 2020, 21:30| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 21:31

  • Share

Një 17-vjeçare u gjet e vdekur në shtatin e saj, vetëm disa orë pasi ishte kthyer nga kontrollet që kishte kryer në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Montefiascone në provincën e Viterbo në Itali, ndërsa adoleshentja Aurora Grazini u gjet e pajetë nga familjarët e saj.

Të premten ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë dhe kohët e fundit kishte humbur shumë peshë, por pas disa kontrolleve ishte lënë e lirë nga mjekët për t'u kthyer në shtëpi. Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë gjatë natës në gjumë,ndërsa prindërit e kanë kuptuar mëngjesin e  së shtunës.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkakut të vdekjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e shqetësimeve që 17-vjeçarja ndjente kohët e fundit, apo nga ndonjë arsye tjetër.

Pas vdekjes kanë qenë të shumta komentet e miqve në rrjetet sociale që kanë shprehur dhimbjen e tyre për lajmin tragjik dhe ngushëllime familjarëve të qëndrojnë të fortë në këtë moment të vështirë.

"O Zot im jooooo. Ajo ishte e bukur si një lule, një vajzë shumë e ëmbël dhe iku si një engjëll' ishte një nga komentet.

"Dhimbja është e padurueshme. Çfarë fati i tmerrshëm. Dhe për të menduar se para se të vdiste ajo kishte shkuar në spital. Ndoshta sëmundja e saj është nënvlerësuar, megjithëse ende nuk dihet se çfarë ndodhi", shkruan dikush tjetër.

 

Komento

Komente

  • Lida: 16/02/2020 15:43

    Lulzim Basha eshte i KONSUMUAR...i Provuar...nuk ka se cfare ofron.Une kam pare dhe degjuar reth Bemave dhe Gjemave te tij...Korrupsion vrasje shteterore..spiun Per mua JO...te madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?