Fabrika e vajit të ullirit në Dumre

U kthyen nga emigrimi në Greqi, familja nga Belshi investon në ndërtimin e fabrikës së vajit të ullirit! Rama: Konkuron në tregun vendas dhe të huaj

9 Tetor 2022, 16:13| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 17:08

  • Share

Familja Jolla e cila e prej vitesh ka jetuar në Greqi është kthyer në vendlindje për të investuar për ndërtimin e një fabrike ulliri.

Fotot e familjes së kthyer nga emigrimi i ka bërë publike kreu i qeverisë Edi Rama në rrjetet sociale, i cili thotë se tashmë fermerët shqiptarë po kthehen të investojnë në Shqipëri, pas programeve mbështetëse nga qeveria.

‘Përmes programeve të mbështetjes së qeverisë, fermerët shqiptarë po kultivojnë çdo vit e më shumë kultura të shumta bujqësore, duke ngritur edhe fabrika për përpunimin e tyre.

Familja e Pëllumb Jollës nga Dumreja pas vitesh të gjata emigrimi në Greqi vendosi të kthehej në vendlindje e të investonte në hapjen e një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit, një kulturë mjaft e përhapur në zonën e Dumresë.

Fabrika furnizohet nga një rrjet i gjerë fermerësh duke siguruar certifikimin, standardin, cilësinë dhe paketimin e duhur për të konkurruar në tregun vendas dhe atë të huaj.’- shkruan Rama.

Me një fond total prej 4.9 miliardë lekë nga buxheti i qeverisë shqiptare, Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi këtë vit, është më e madhja në financimet direkte për fermerët aplikantë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Voj: 09/10/2022 17:53

    Duket shume mire ka ber.... Por pse ne anen e liqenit,ka shkarkime te kengta shum te demshme do e demtoj shume habitatin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?