Kthehen 60 infermierët nga Italia, i pret Rakacolli: E përfunduan me sukses misionin kundër COVID-it

9 Maj 2020, 17:40| Përditesimi: 9 Maj 2020, 17:49

  • Share

TIRANE-Pas 19 ditësh ndihmë kolegëve italianë në luftën kundër COVID-it, janë rikthyer pasditen e sotme në atdhe 60 infermierët shqiptarë.

Ky ishte grupi i dytë, pas 30 mjekëve dhe infermierëve që u rikthyen pak ditë më parë pas një muaji në vendin fqinj. Grupi i dytë që u rikthye sot u pritën në aeroportin e Rinasit nga zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

"Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.  

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali. Krenare për infermierët. Bashkë" shkruan zv/ ministrja.

Postimin zv/ ministrja e ka shoqëruar me fotot e infermierëve, të cilët me maska dhe doreza mbajnë në duar flamurin e Italisë.

Në total Shqipëria dërgoi 90 mjekë dhe infermierë në Itali në misionin humanitar kundër COVID-it.

Komento

Komente

  • Baftjari: 10/05/2020 11:03

    Gezuar të keqen vëllai.....të paça

    Përgjigju
  • [email protected]: 09/05/2020 23:11

    E Bënë Shqiponjën kur zbritën në Rinas?

    Përgjigju
  • LINZ: 09/05/2020 18:04

    po keta e dhj*ne si grupi i pare ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?