Ksamil/ Vendosën shezlongë pa leje te ‘Pema e Thatë’, vihet nën hetim pronarja dhe administratori i subjektit

19 Korrik 2022, 15:58| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 16:04

  • Share

KSAMIL- Një subjekt në Ksamil kishte zënë hapësirën e plazhit, duke vendosur shezlongë pa leje në ‘Pemën e Thatë’. Ky subjekt kishte vendosur në total 489 çadra dhe shezlongë, por nuk ishte pajisur me lejen e duhur.

Përveç kësaj subjekti nuk lëshonte kupon tatimor për turistët të cilët zgjidhnin ‘Pemën e Thatë’ për të kaluar pushimet, ndonëse paguanin për shërbimin.

Për rrjedhojë, janë vënë nën hetim pronarja dhe administratori i subjektit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia ka sekuestruar çadrat dhe shezlongët duke liruar kështu të gjithë hapësirën e bregdetit që ishte zënë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 20/07/2022 07:09

    Uroj qe ta nis policia ne te gjithe bregdetin. Ne plazhin e Maraci Beach ne Himare keni ORZO MARINE qe ka zaptuar te gjith plazhin me 150 cadra sa nuk lejon as te kalojne pushuesit. Zoteria ERION TRUNGU nje ish tatimor i korruptuar edhe i arrestuar per korrupsion paguan policin dhe badhkine e Gjergj Gorros edhe si qeraxhi eshte bere zaptues i plazhit Maraci Beach.E pergezojme policin kur veoron por duhet te veproj ne te gjithe vijen bregdetare njesoj. Jo ca te partise e ca te korrupsionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?