Mbetën në det me një pedalon, shpëtohen 4 pushuesit në Ksamil! Ndihmohen edhe dy të tjerë në Durrës, rrezikuan të mbyteshin me Jet Ski

23 Gusht 2023, 09:24| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:47

  • Share

SARANDË- Katër pushues janë shpëtuar, të cilët kishin mbetur në det në Ksamil me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës”, njofton policia.

Ata kanë lajmëruar Policinë dhe është bëri i mundur nxjerrja e tyre në breg dhe të katërt ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej turistëve ishin të mitur.

Ndërkohë, edhe dy turistë të tjerë janë shpëtuar në Durrës. Ata kanë qenë duke lundruar me Jet Ski, por mjeti lundrues ka pësuar defekt dhe rrezikoheshin të mbyteshin. Ata janë nxjerrë nga Policia Kufitare në breg në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ora 10:39
Rrezikuan të mbyteshin me Jet Ski, shpëtohen dy turistët në Durrës

 
Dy turistë janë shpëtuar në Durrës, pasi një Jet Ski me të cilin po lundronin në det kishte pësuar defekt dhe rrezikonin të mbyteshin. Dy turistët janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt”, njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?