Resorti Kep Merli

Ksamil, 19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit Kep Merli, punonte kamarier! Dërgohet te Trauma

9 Gusht 2023, 15:46| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 17:19

  • Share

KSAMIL- Një 19-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një prej vilave të resortit “Kep Merli” në Ksamil. I riu, Anduel Hoxha, i cili ishte i punësuar kamarier në resortin turistik, ka rënë nga kati i dytë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Sarandës e më pas u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fuqia punëtore: 09/08/2023 17:44

    Do këtë kërkuar rritje rroge dhe përmirësimin e kushteve të punës. Pronari nuk paska qenë dakord si duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?