'Kryqëzimi Kasandra', historia e një epidemie 'shëtitëse' vjen në TvT (VIDEO)

10 Mars 2020, 17:34| Përditesimi: 10 Mars 2020, 17:36

  • Share

Kur në vitin 1976, regjisori George Pan Cosmatos realizoi flimin “The Cassandra Crossing” shumë të paktë ishin ata që e pritën mirë, duke i cilësuar ngjarjet si jo reale. Kanë kaluar shumë vite dhe me përhapjen masive të koronavirusit, duket se e gjithë bota po përjeton atë që përjetuan në vagonat e një treni udhëtarët e infektuar. Nëse do e lexonim muaj më parë subjektin e këtij filmi mbase nuk do na bënte përshtypje, por sot gjithçka lidhet me realitetin e hidhur që ka prekur botën, gjithçka ngjason me koronavirusin.

Tre terroristë suedezë hyjnë në laboratorët e OBSH-së në Gjenevë për të vendosur një bombë, por ndalen nga roja që mendonin se ishte e vdekur, një roje që arrin të vrasë një dhe të thërrasë sigurinë. Në përleshjet me personelin, dy terroristët që mbijetojnë kërkojnë strehim në një nga laboratorët e sigurisë maksimale, ku studiohen viruset e reja. Duke hyrë në laborator, njëri prej dy kriminelëve arrihet nga plumbat e rojeve dhe plagoset rëndë; disa të shtëna me armë zjarri shkatërrojnë shishkat dhe ampulat që përmbajnë viruset që derdhen mbi dy të arratisurit.

Terroristi i plagosur mbetet i shtrirë në tokë në laborator, ndërsa tjetri arrin të shpëtojë, shkon në stacionin hekurudhor të Gjenevës dhe hipën në trenin që udhëtonte për në Stokholm. I ekspozuar ndaj virusit, i arratisuri vdes disa orë pas nisjes, por ndërkohë infekton disa pasagjerë në tren, i cili më pas shndërrohet në një kamp karantinë në Poloni. Sëmundja përhapet gjithnjë e më shumë. Pasagjerët bëhen më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre si të burgosur: të gjitha hyrjet e trenit janë të blinduara, në bord, përveç një grupi të vogël mjekësh, ushtarë të shumtë dhe në kalimin e trenit stacionet drejtohen vetëm nga ushtarë me rroba lufte biologjike.

Lufta ndaj virusit është e vështirë, por përpjekjet nuk mungojnë. Treni duhet të kalojë në kryqëzimin Kasandra, një urë e rrënuar dhe e braktisur, e cila vështirë se e përballon peshën e trenit. Me aktorët Sophia Loren, Richard Harris, Ava Gardner, Martin Sheen etj., ndiqni se si vjojnë ngjarjet të martën në TvT në orën 22:30.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?