Kirurgët gjatë ndërhyrjes

Në Spitalin Memorial të Fierit kryhet ndërhyrja tek Pacientja që vuante nga çrregullimi gjenetik 'Trisomia 21'

6 Dhjetor 2023, 12:27| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 00:53

  • Share

Një ndërhyrje e vështirësisë së lartë është kryer me sukses në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit. Mësohet se kirurgët dhe infermierët kanë ndërhyrë në një operacion të vështirë tek 30 vjeçarja me çrregullimin gjenetik “Trisomia 21”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një reagim të bërë shprehu mirënjohje ndaj stafit të mjekëve si dhe infermierëve që ndihmuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe muskujt e indet e barkut i janë rikthyer në funksion të plotë.

“Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, te një vajzë 30 vjeçare që vuante nga çrregullim gjenetik: Trisomia 21.

Falë diagnostikimit dhe ndërhyrjes në kohë, pacientja gëzon shëndet të mirë dhe i janë rikthyer muskujt dhe indet e barkut në funksion të plotë.

Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë dhe anestezistë, Dr. Frenki Vila, Dr. Alti Haxhiu, Dr. Andi Gjini, Dr. Mario Shehu si dhe personelin infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, Xhesika Hoxha dhe Denisa Maqina”- shkruan Koçoi në postimin e saj në facebook.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?