Kryevirologu amerikan: Covid është bërë më i fortë, pandemia në fillimet e saj

9 Korrik 2020, 10:40| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 10:43

  • Share

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se ‘Koronavirusi është bërë më i fortë’ dhe se ne ‘do të duhet të jetojmë me të deri sa të gjendet vaksina, e cila mund të jetë gati deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit 2021"

Ai u shpreh gjithashtu se "Pandemia Covid-19 është ende në fillimet e saj".

Fauci paralajmëroi duke theksuar që "Në qoftë se vendet e botës nuk parandalojnë përhapjen e infeksionit, duke ushtruar edhe rivendosjen e masave të kufizimit aty ku është e nevojshme, nuk do të jemi në gjendje ta përballojme pandeminë në muajt në vazhdim, kur situata edhe mund të përkeqësohet më tej”.

I anashkaluar kohët e fundit nga Presidenti Trump, dhe pasi para pak ditësh u shpreh se Europa e ka menazhduar më mirë se SHBA-ja situatën pandemike, Dr. Fauci tha se Trump vazhdon ende ta dëgjojë dhe se ajo që i ndan është riaktivizimi i shpejtë i ekonomisë.

Komento

Komente

  • Allafrënga: 09/07/2020 14:56

    Duhet ndergjegjësim Personal,maska e detyrueshme,higjena e distanca

    Përgjigju
  • dritan: 09/07/2020 11:21

    edi rama i pari e thyaj qafen se e mori ne qafe kte vend.

    Përgjigju
    • Tripp..: 09/07/2020 12:24

      Perse?? Nuk po mbroj edi ramen aspak prapa diellit shkofte po kuahdo qe te ish po keshtu do sillej...problemi dhe zgjidhja jemi ne...

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?