Aktivistët që hodhën supë me perime pikturën e Van Gogh në Romë

'Kryeveprat në shënjestër'! Aktivistët e klimës hedhin supë me bizele mbi një tjetër pikturë të Van Gogh në Romë

4 Nëntor 2022, 18:59| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 19:08

  • Share

Një grup aktivistësh të premten hodhën supë me bizele mbi një kryevepër të Vincent Van Gogh në një shenjë proteste dhe paralajmëruan se do të vazhdonin derisa t'i kushtohej më shumë vëmendje ndryshimeve klimatike. Piktura nuk u dëmtua, pasi ishte e mbrojtur nga një ekran xhami.

"The Sower" është një pikturë e vitit 1888 nga artisti holandez që përshkruan një fermer duke mbjellë tokën e tij nën një diell mbizotërues. "The Sower" është ekspozuar në Palazzo Bonaparte të Romës, pjesë e një ekspozite me 50 piktura të mjeshtrit holandez të huazuar nga muzeu Kroller Muller në Otterlo.

Aktivistët e klimës nga Gjenerata e Fundit thanë se sulmi i kryer nga katër individë ishte "një thirrje e dëshpëruar dhe e bazuar shkencërisht që nuk mund të kuptohet si një vandalizëm i thjeshtë".

“Veprimet e drejtpërdrejta jo të dhunshme do të vazhdojnë derisa qytetarët të marrin përgjigje nga qeveria e tyre mbi kërkesat për ndalimin e gazit dhe qymyrit dhe për të investuar në të paktën 20 GW energji të rinovueshme”, thanë aktivistët e  “Gjeneratës së Fundit”.

Një seri sulmesh, duke përfshirë edhe nga grupi “Gjenerata e Fundit” dhe të tjerë, kanë shënjestruar piktura kryesore në muzetë prestigjiozë nga artistë si Leonardo da Vinci, Claude Monet, Vermeer dhe Van Gogh.

Në tetor, grupi Just Stop Oil hodhi supë me domate mbi "Sunflowers" të Van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës. Edhe kjo pikturë po ashtu nuk u dëmtua pasi ishte e mbrojtur me xham.

“Gjithçka që do të kishim të drejtë të shihnim në të tashmen dhe të ardhmen tonë, po errësohet nga një katastrofë e vërtetë dhe e afërt, ashtu si kjo pure bizele ka mbuluar punën në ara...” tha “Gjenerata e Fundit” në deklaratën e saj të premten.

"The Sower"

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?