‘Kryetrafikanti Kokëdhima’, Gjonaj akuza të forta: Ai dhe FSHF më kanë vendosur në trysni për 12 muaj (VIDEO)

9 Maj 2022, 14:27| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:32

  • Share

Akuza të forta kanë ardhur në drejtim të presidentit të klubit Apolonia Koço Kokëdhima nga Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë, i cili njëkohësisht administron edhe klubin e Tërbunit. Pas fitores së fundit 2-0 kundër Korabit, që i mundëson fillimisht Tërbunit zhvillimin e ndeshjes ‘play-off’ me Apoloninë dhe më pas nëse fiton ‘play-off-in’ tjetër për t’u ngjitur në Superligë me vendin e tetë, kryetari Gjonaj e ka cilësuar Kokëdhimën si kryetrafikantin e Kategorisë së Parë.

Gjonaj thotë se Kokëdhima, por edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e kanë vendosur në një trysni të jashtëzakonshme për 12 muaj. Madje duke i shkaktuar stres dhe dëmë ekonimike.   

“Për ndeshjen tjetër do iu jap 1 milionë lek premio. Do ua jap nga vetja dhe jo nga ndërrmjarja. Besoj që do luajmë për atë ditë pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme te ne. Unë do prononcohem nesër ose pasnesër për kryetrafikantin e kategorisë së parë Kokëdhimën, por problem është … do i lejmë të paktën prezent federatës, organizmave të ndryshme, se ai po trafikon gjatë gjithë kampionatit.

I gjithë mundi dhe djersa mos të na shkojë dëm. Megjithatë kërkoj që le ta humbim krejt kampionatin, le të dalim në kategorinë e dytë se kam problem, por Fierin e kam shumë problem. Se kemi pësuar probleme fizike, psiqike, ekonomike prej tij. (nënkupton Koço Kokëdhimën).

Kjo do jetë prezantimi i parë me instansat kryesore, por kërkoj prej jush mobilizim. Unë nuk dua asgjë tjetër veçse të mundim Fierin. Nuk ka asnjë problem, nuk kam pretendime për të ikur dhe për të ndenjur dhe të tjera histori. Unë për vete, personalisht, se kemi bërë edhe biseda, kam qenë në trysni të jashtëzakonshme prej atij dhe federatës për 12 muaj. Të ishte puna për të dalë në plane të tjera të kisha llogaritur, por njeriu po kërkoj të qëndrojë i madh duhet të rrijë i madh dhe jo i vogël si ai.

Kështu që kërkoj mbështetjen e tuaj totale, një impenjim maksimal gjatë gjithë kësaj jave. Me i shkri të gjitha mundësitë … të paktën të dalim me dinjitet prej kujtdo të dalim. Sepse ju e patë vetë një aktivitet 10 mujor pa asnjë pisllik. Kështu që në këto kushte ia del që të dalim kryelart me çfarëdo lloj mundi dhe sakrifice. Faleminderit prej jush,”-u shpreh Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 10/05/2022 09:20

    Kategoria parë ka 24ekipe kategoria e dytë ka 39 ekipe kurse kategoria tretë ka 12ekipe 1tranjeri flamurtari Redi jupi 2tranjeri Luzi është Ledi Pano tranjeri turpina Gugash Magani tre tranjeri Pogradeci Artan mergjushi katër tranjeri Orikum Igli Allmuca pesta tranjeri kuqoves ikë Shulku ylli Tomori gjashtë tranjeri Albpetrol Ramadani shtata tranjeri Gramshi Igli Tare nënta tranjeri ilir fushkrujes Zmijani dhjeta Gramshi Klodian arpri njëmbëdhjetë tranjeri Devolli xhihani dymbëdhjetë tranjeri Adës Mirel nisa trembëdhjetë tranjeri Mulan Ramadan dreu katermedhjete tranjeri Devolli ingrite Fortuzi pesmedjeta tranjeri Shënkolli adres Marko gjashtëmedhjeta tranjeri Veleçiku Suleman Mema shtatëdhjeta tranjeri Elbasani Altin raklli temedhjete Gjirokastra Devi bregu mesjeta njëzetat tranjeri Skrapari Gerd Haxhiu ose Julian Ahmataj njëzetë një Tepelena tranjere Devolli njezetdy tranjeri Himarës Blendi Shkëmbi ose Bledar Kola njëzetre bulqiza Armand Cukunjezekatra Memaliaj tranjer Sopoti Klodian duro ose deri vrapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?