Kryebashkiakja e re e Shkupit, Danella Arsovska

Kosova & Rajoni

Kryetarja e re bashkisë merr zyrtarisht detyrën, Shkupi për herë të parë do të drejtohet nga një grua

8 Nëntor 2021, 16:38| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 16:42

  • Share

SHKUP- Bashkia e Shkupit do të drejtohet për të parën herë nga një kryebashkiake grua. Danella Arsovska ditën e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën. Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Arsovska si kandidate e pavarur fitoi me 28.130 vota në avantazh ndaj ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilengov i dorëzoi sot detyrën Arsovskës, ndërsa në një prononcim për mediat tha se shumë shpejt kryebashkiakia do të njihet me problematikat e qytetit.

“Unë pres se së shpejti do të njihet me problematikën në qytet e cila është komplekse në shumë sfera, megjithatë ekipi që mbeti këtu është seriozisht profesional dhe pres se do t’i ndihmojnë të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.

Shilengov foli edhe për situatën në partinë e LSDM, i cili tha se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje pasi gjatë javës pritet të të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv të partisë.

Kujtojmë që LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit si edhe nga drejtimi i LSDM-së. Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit. Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për dorëheqje nga Zoran Zaev.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?