Kryetarja e PE-së: Nëse Kina ndihmon Rusinë, do të ketë përgjigjie të fortë nga BE

8 Maj 2023, 20:48| Përditesimi: 8 Maj 2023, 20:55

  • Share

1644865865_metsola.jpg

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një intervistë të dhënë për mediat, ka bërë me dije se nëse Kina po mbështet politikisht Rusinë, do të ketë një përgjigjie të forta nga ana e Bashkimit Europian.

"Në këtë dhomë ka anëtarë të sanksionuar nga Kina. Ka një diskutim të vazhdueshëm se si të sillemi me një vend që është një lojtar tregtar në peizazhin ekonomik, i cili ka një grup vlerash shumë të ndryshme nga tonat, ku bëjnë procedurat demokratike. Në të njëjtën kohë, kur është e qartë se Rusia po ndihmohet politikisht, si të përgjigjemi? Do të doja përgjigjen më të fortë dhe koherente nga BE-ja". Kështu deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa në Kiev dhe Odessa, shpërthime dhe zjarre! Prigozhin nuk e lë Bakhmutin


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?