Clarisse Pasztory dhe Ilir Meta

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

19 Prill, 17:40| Përditesimi: 19 Prill, 18:14

  • Share

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të diskutuar për reformën zgjedhore, por nuk i ka kursyer dhe një mesazh për sulmet e tij ndaj prokurorisë së posaçme (SPAK).

"Drejtësia është e pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, ka qenë ky mesazhi i qartë që Pasztory ia ka thënë Metës në sy.

Detajet për diskutimet mes tyre i ka publikuar në rrjete sociale vetë kryetarja e OSBE në Shqipëri.

 “U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.

Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan Pasztory.

Sulmi i paprecedentë i Ilir Metës prej disa ditësh ndaj Altin Dumanit të SPAK është dënuar ashpër nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë cilat kanë deklaruar edhe njëherë mbështetjen e pakushtëzuar ndaj prokurorëve dhe gjyqësorit. SHBA, Bashkimi Evropiane dhe Britania u kujdesën që në të tria reagimet e veçanta të citojnë se qëndrojnë krah prokurorisë në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?