Kryetari i ri të Prezencës së OSBE-së, Guido De Sanctis dhe Nikolla

Kryetarja e Kuvendit priti Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së, Ambasadorin Guido De Sanctis

25 Janar 2023, 14:39| Përditesimi: 25 Janar 2023, 14:41

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Guido De Sanctis.

Pasi i uroi suksese në misionin e tij në Shqipëri, Kryetarja Nikolla, shprehu vlerësimet e larta për bashkëpunimin shumë të mirë mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së.

 “Pas përfundimit me sukses të reformës administrativo-territoriale, bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së është fokusuar në realizimin e reformës zgjedhore. Në bashkëpunim me Komisionin e Posaçëm për Reformën, ne do të përpiqemi të kompensojmë vonesat dhe të përfundojmë në kohë reformën zgjedhore, një pjesë e rëndësishme e së cilës është votimi i Diasporës nga jashtë vendit. Kuvendi do të përmbushë në afat detyrimet që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për krijimin e kushteve për votimin nga jashtë vendit”, theksoi Nikolla.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje edhe bashkëpunimin shumë të mirë për zbatimin e projektit mbi edukimin qytetar dhe projekteve të tjera, të cilat po krijojnë një kulturë të re për zbatimin e projekteve në shërbim të modernizimit tw procesit legjislativ, e-legislation dhe transparencës së veprimtarisë së Kuvendit.

Ambasadori Guido De Sanctis nënvizoi se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të jetë maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar me Kuvendin për përfundimin e reformës zgjedhore si edhe për të ndihmuar Kuvendin me asistencë teknike për procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në si edhe prioritetet e tjera të punës së Kuvendit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?