Glauk Konjufca dhe Wolfgang Schauble

Kosova & Rajoni

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vizitë zyrtare në Gjermani: Mbështetje e vazhdueshme për vendin tonë

21 Qershor 2021, 19:20| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 19:24

  • Share

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur sot në një takim të veçantë nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schauble.

Me antë një njoftimi Kuvendi i Koosvës bën me dije se Konjufca falënderoi kreun e Bundestagut gjerman, Schauble, për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Në këtë takim të dy homologët diskutuan rreth zhvillimeve historike e politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë̈, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?