Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini

Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese, zyrtarizohen kandidaturat! Në garë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj

2 Shkurt 2023, 16:09| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 16:53

  • Share

Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj janë kandidaturat mes të cilave do të zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Kandidaturat janë zyrtarizuar sot nga mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit.

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, vendosi që më 15 shkurt do të zhvillohet mbledhja e radhës për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 03/02/2023 05:07

    Edhe Holta qenka pretendente,vk.Nuk behet Shqipnia kurre shtet.E kemi skiç trunin, si komb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?