Ruçi për sulmin në Vjenë: E dënoj aktin! Barbaria goditi një pavion të qytetërimit

3 Nëntor 2020, 10:01| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 10:23

  • Share

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh ku dënon aktin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Austrisë, që solli viktima dhe 15 të plagosur.

“Terroristët sulmuan mbrëmë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e civilizimit, Vienën. Cilatdo qofshin motivet e këtij sulmi terrorist, ato tregojnë se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, paqe e siguri vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta. Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable, dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që godasin e masakrojnë në emër të urrejtjes", shkruan Ruçi.


Lajmi kryesor:

Sulmi në Vjenë/ Rama: Zemër thyer, jemi krah Austrisë! Ruçi: Akt që tregon se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?