Zgjedhjet/ Celibashi takon Yuri Kim: Prezantuam ecurinë e përgatitjeve për 25 prillin! Ambasada: Mbështetje për sigurimin e zgjedhjeve të lira

15 Janar 2021, 14:55| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:56

  • Share

TIRANË- Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit kanë çuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Referuar njoftimit të bërë të ditur nga vetë kreu i KQZ, në fokus të bisedës ka qenë përgatitjet për 25 prillin. 

"Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ", shkruan Celibashi. 

Edhe ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të zhvilluar  mes ambasadores Kim dhe Celibashit. Përmes një regimi në rrjete sociale ambasada shkruan se Kim u Takua me Celibashin 100 ditë para zgjedhjeve për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ora 15:51
Kim në zyrën e Celibashit, ambasada e SHBA: I shprehu mbështetjen për rolin e tyre në sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

1610722366_Erx8GJXAAI5P8E.jpg

Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme mes ambasadores Yuri Kim dhe  kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Përmes një regimi në rrjete sociale ambasada shkruan se Kim u takua me Celibashin 100 ditë para zgjedhjeve për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Kur edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi & Zv.Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira & të ndershme", shkruan Ambasada.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?