Egnatia - Skënderbeu

Kryesuesit në udhëtim, Partizani dhe Tirana duele delikate! Java e 20-të e Superligës në dy ditë

16 Janar, 15:31| Përditesimi: 16 Janar, 15:34

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit javën e 20-të. Ky raund është ndarë në dy ditë, ku spikat Kukësi - Egnatia. Rrogozhinasit kryesues nisin të premte këtë javë, duke u përballur në udhëtim kundër Kukësit në orën 13:30. Po të premte në orën 17:00 luhet Teuta - Tirana.

Të shtunë janë në program tre duele. Në orën 13:30 luhet Erzeni - Vllaznia dhe në 17:00 dy përballje delikate. Partizani pret Laçin, ndërsa Skënderbeu luan me Dinamon. Kujtojmë se pas 19 javëve të luajtura, Superliga kryesohet nga Egnatia, ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Vllaznia. Në fund Erzeni, Kukësi dhe Teuta.

Superliga, java 20-të:

E premte, 19 janar

13:30 Kukësi - Egnatia

17:00 Teuta - Tirana

E shtunë, 20 janar

13:30 Erzeni - Vllaznia

17:00 Partizani - Laçi

17:00 Skënderbeu - Dinamo

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?