Tritan Shehu në Memaliaj

Politikë

Kryesuesi i listës së PD në Gjirokastër, Tritan Shehu nga Memaliaj: Bizneset mezi po mbijetojnë

6 Prill 2021, 12:56| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:01

  • Share

Për kryesuesin e listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, biznesi i vogël në Memaliaj është në vdekje klinike.

Gjatë një bisede të organizuar me përfaqësues të këtij biznesi në qytetin e Memaliajt, Shehu tha se Qeveria Rama nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë gjë që ka rënduar jo vetëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë por edhe tek pronarët e këtyre bizneseve të cilët po mbyllin aktivitetet.

Sipas tij mbështetja ndaj biznesit ka munguar duke reflektuar kësisoj tek qytetarët dhe kryesisht tek të punësuarit në këto biznese që mezi arrijnë të mbijetojnë.

"Shpenzimet e kurimit nga virusi i rrezikshëm kanë shkatërruar ekonominë familjare edhe në Memaliaj ashtu si në çdo vend të Shqipërisë dhe deri më sot, qeveria as nuk ka kompensuar këtë deficit të madh të ekonomisë familjare", tha thënë ai.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?