Kryesimi i OSBE-së, Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit: Përdorimi i teknologjive në luftën kundër korrupsionit prioriteti ynë

10 Shtator 2020, 10:52| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 10:54

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishte pjesë e takimit të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook.

Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Shqipëria si kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër korrupsionit.” - përfundoi Cakaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?