Kryesia shqiptare e OSBE-së takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni

30 Shtator 2020, 13:30| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 13:33

  • Share

Një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet për konfliktin në Nagorni-Karabah u zhvillua dje në Vjenë nga Kryesia shqiptare  e OSBE-së. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Ambasadori Igli Hasani, Kryetari i Këshillit të Përhershëm, përsëriti shqetësimin e Kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

I shqetësuar nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një çtensionim të menjëhershëm të situatës dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke informuar Këshillin e Përhershëm, Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, tha se ai po merrte informacion direkt nga terreni dhe nga  bashkëbiseduesit lokalë të nivelit më të lartë. Ambasadori Kasprzyk tha se ishte në komunikim të vazhdueshëm me palët dhe tha se ekipi i tij ishte i gatshëm të rifillonte monitorimin në terren sa më shpejt që ta lejonte situata.

Përfaqësuesit e vendeve të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut – Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën thirrjen e bashkëkryetarëve për të gjitha palët që të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

Kryesia shqiptare e OSBE-së përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar dhe mbështetjen e saj për punën e bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut dhe Ambasadorit Kasprzyk, në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?