Kryesia e PD e çoi për 'hetim', Bardhi: Po vepron me dy standarde, mbledhja e Keshillit online bazohet në statut

25 Korrik 2023, 23:39| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 23:43

  • Share

 

1690199355_3460543755866468799289815733060399808051842n.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryesia e PD vendosi ta dërgojë për hetim në Komisionin e Etikës me argumentin se ka shkelur statutin e partisë me thirrjen e Këshillit Kombëtar në një mbledhje online. 

Në një reagim në ‘Twitter’, Bardhi shkruan se Kryeisa e PD po punon me dy standarde dhe sipas tij kjo tregon humbjen e qetësisë. Bardhi thotë se e ka thirrur mbledhjen online bazuar në nenin 46 të statutit të partisë, ndërsa ka publikuar edhe një procesverbal të një mbledhje të mbajtur nga Keshilli Kombëtar më 20 qershor 2023, ku shkruhet se 23 prej anëtarëve kanë qenë të pranishëm online në mbledhje. 

“Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen”, shkruan Bardhi.

 


Lajmi kryesor:

Thirri mbledhjen e Këshillit, Kryesia e PD: Bardhi shkeli statutin, e çojmë për 'hetim' në komisionin e Etikës! Veprime për t'i dhënë partinë Berishës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?