Koncert në karantinë, artisti shqiptar argëton banorët nga ballkoni i shtëpisë (VIDEO)

22 Mars 2020, 19:07| Përditesimi: 22 Mars 2020, 19:25

  • Share

Ndodhemi në ditën e 10-të të karantimit, por shpirtërat artistikë të vendosura nëpër lagjet e Tiranës po japin një atmosferë të këndshme nga ballkonet e shtëpisë.

Një nga ata është edhe Ailend Fani, i cili këtë mbrëmje këndoi live nga shtëpia për të gjithë banorët e lagjes Irfan Tomini.

Ai shpeshherë këndon live nëpër bare të ndryshme të kryeqytetit, por në këto kushte ka zgjedhur një mënyrë unike.

Nën tingujt e “Ta dish ti ç'pesoj kjo zemer”, këngë nga Flor Mumajesi dhe Mihallaq Andrea, shumë prej banorëve u bënë kuriozë të dëgjonin.

Ata dolën nëpër ballkone duke shijuar muzikën nën perëndimin e diellit.

Ailendi jo vetëm që këndoi live, por u fut edhe në rolin e DJ në disa këngë të tjera, duke sjellë koncert live në karantinë.

Pas performancës së tij, të gjithë banorët duartrokitën në shenjë respekti për artistin duke shpresuar që të dhurojë edhe mbrëmje të tjera si kjo.

Por nuk mbaron këtu, pasi vajza e tij 13-vjeçare e filmonte teksa këndonte për të gjithë përfshirë edhe familjen.

Kjo është mënyra më e mirë që kanë zgjedhur disa artistë, që pavarësisht kushteve vazhdojnë të japin pak nga arti i tyre i pafundmë.

Kujtojmë që Italia nisi me këtë mënyrë argëtimi në këto ditë izolimi për pjesën më të madhe të botës dhe u pasua nga shumë vende, ku një prej tyre është Shqipëria.

Komento

Komente

  • Loran: 22/03/2020 20:42

    Ose i prish terezin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?