Kryeprokurorja: Kemi identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte në Ukrainë

31 Maj 2022, 17:09| Përditesimi: 31 Maj 2022, 17:10

  • Share

Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova.

Venediktova foli së bashku me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan dhe homologët e tjerë pas një takimi në Hagë për të diskutuar hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Ajo tha se zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak, politikanë dhe "agjentë të propagandës së Federatës Ruse" janë në mesin e më shumë se 600 të dyshuarve rusë. 

Venediktova tha se hetimet janë komplikuar nga fakti se luftimet janë ende në vazhdim. 

“Estonia, Letonia dhe Sllovakia i janë bashkuar ekipit ndërkombëtar që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia më 21 mars për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe burimeve”, tha Venediktova. 

Khan tha se ICC "do të punojë drejt hapjes së një zyre në Kiev" në javët e ardhshme. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?