Kryeprokurori,Manja:Vetingu jo
kusht,Kuvendi të zgjidhë ngërçin

11 Dhjetor 2017, 09:16| Përditesimi:

  • Share
Partia Socialiste ka mbledhur këtë paradite Grupin Parlamentar, ku po diskutohet zgjedhja e kryeprokurorit të ri. Deputeti i PS, njëkohësisht dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi në mbledhje se ka mbaruar mandati i Adriatik Llallës më 7 dhjetor dhe nuk parashikohet zgjatja e mandatit të tij.

Manja deklaroi se kushti i vetëm për kryeprokurorin e ri është që të ketë mbi 15 vite punë, duke shtuar se Vettingu nuk është kriter kushtetues, pasi sipas tij, këtë mund ta kalojë edhe pasi të jetë zgjedhur.

“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nuk është parashikuar zgjatja e mandatit të kryeprokurorit, por përfundimi i mandatit të tij në afatin normal. Kryeprokurori i ri do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Në kohën kur nuk janë ndërtuar organet e reja të Prokurorisë, Komisioni i Ligjeve është vënë në dijeni për moskrijimin e këtij organi kushtetues nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, të cilin e ngarkon Kushtetuta si organ që do merret me administrimin e KLP. Arsyeja pse nuk është krijuar KLP për dy arsye: E para, ligji i Vettingut, bllokimi nga opozita, të cilin e ka ankimuar, duke shtyrë për gati një vit e gjysmë krijimin e organeve. E dyta, mungesa e kandidaturave nga Shoqëria Civile.

Nëse nuk ndërhyn Kuvendit për të zgjidhur këtë ngërç, jemi në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës. Ligji e ka përcaktuar që do të jetë profesor i sistemit, pra të jetë prokuror me mbi 15 vite punë. Deri më 12 dhjetor ftoj prokurorët të bëhen pjesë e garës. Moskalimi i Vettingut nuk është kriter kushtetues”, deklaroi Manja. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?