Kryeprokurori i ri, Rama fton
sërish Bashën: Eja të flasim 

7 Dhjetor 2017, 13:27| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama brenda 24 orëve i ka bërë ftesën e dytë Lulzim Bashës për dialog për të zgjidhur çështjen e Kryeprokurorit të ri pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Referuar deklaratave të SHBA dhe BE se Llallës nuk duhet t’i zgjatet mandati, por të zgjidhet një Kryeprokuror i ri, përmes një statusi në Facebook, shefi i qeverisë i kërkon Bashës që të ulen dhe të zgjidhin ngërçin. “LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën” shkruan Rama.

Ftesa e dytë e Ramës erdhi pas refuzimit të Bashës të ftesës së parë për t’u ulur në bisedime. Paraditen e stome Lulzim Basha nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, deklaroi se Kushtetuta e thotë qartë se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për këtë arsye, PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?