Kryeprokurori i ri, Monika
Kryemadhi kundër SHBA dhe BE

7 Dhjetor 2017, 18:23| Përditesimi:

  • Share
Monika Kryemadhi është pozicionuar kundër SHBA dhe BE për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Kryetarja e LSI kërkoi nga EURALIUS dhe OPDAT që të tregojnë se ku është shkruar që Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Referuar ftesës së Ramës për një pakt kombëtar, Kryemadhi thotë se çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament.

 “Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.

Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë’ deklaroi Kryemadhi në Zërin e Amerikës. 

Ambasadorët e SHBA dhe të BE deklaruan sot se Llalla duhet të largohet, duke i bërë thirrje Kuvendit të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Kreu i diplomacisë amerikane dhe BE bënë me dije se mbështesin opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit, në të cilin thuhej se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?