Kryeprokurori i ri, Manja: Të
martën publikohet lista

9 Dhjetor 2017, 13:32| Përditesimi:

  • Share
Në një deklaratë për mediat, kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar se, prokurori i përgjithshëm i përkohshëm do të jetë ushtruesi i detyrës deri në krijimin e KLP-së, si organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të bërë zgjedhjen e prokurorit të ri.

“Pra, do jetë prokuror i sistemit. Pastaj duhet të ketë 15 vjet eksperiencë si prokuror, të ketë kryer Shkollën e Magjistraturës, ose të ketë gradë shkencore në Drejtësi”, ka thënë Manja.

Ai ka saktësuar se dy kriteret e fundit kandidati nuk duhet t’i ketë të dyja njëkohësisht. “Duhet të ketë 15 vjet punë dhe shkollën, ose 15 vjet punë dhe gradën. Sistemi ynë ka të tillë prokurorë dhe unë jam besimplotë se do të kemi”, ka thënë Manja. 

Duke shprehur besimin se aplikimet nuk do të mungojnë, Manja ka njoftuar edhe shpalljen e listës së kandidatëve me të përfunduar afati i dorëzimit të dosjeve.

“Sipas vendimit të Komisionit të ligjeve, të martën, me skadimin e afatit, ne do bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë do caktojmë datën dhe orën e seancave dëgjimore”, ka thënë deputeti i PS.

Ai ka shtuar se, pas kësaj komisioni ka dhe 2 ditë kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare.

G.F / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?