Kryeprokurori i Ferizajt: Rrugët për në Shtërrpcë janë të bllokuara, pas pak fillon intervistimi i të dyshuarit

6 Janar 2023, 20:15| Përditesimi: 6 Janar 2023, 20:17

  • Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shkuri Jasharaj, në një prononcim dhënë për Nacionalen, ka konfirmuar se rrugët që çojnë në Shtërrpcë janë të bllokuara, e se për pak pritet të filloj intervistimi i të dyshuarit.

“Rrugët janë të bllokuara, në dy anët. Nuk mund të shkohet në Shtërrpcë, pasi janë bllokuar rrugët, në dy anët. I dyshuari tashmë është në stacion, dhe pritet për pak të fillojë intervistimi i tij.” ka thënë Jasharaj.

Ai ka konfirmuar se mosha e të plagosurve është 11 dhe 21 vjeç.

“Mosha u ngatërrua njëherë, por zyrtare është se ata janë 11 dhe 21 vjeçar.”, ka thënë kryeprokurori.

Kujtojmë se i dyshuar kryesor deri tash për aktin është një pjestar i FSK-së.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?