Kryeprokurori Çela me OPDAT: Të mbrojmë të drejtat e viktimave

24 Shkurt 2020, 17:27| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:28

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka vlerësuar rolin dhe kontributin që Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorive në rrethe kanë bërë gjatë trajtimit të viktimave duke i njohur ato me të drejtat e tyre.  Koordinatori i viktimave është në përbërje të strukturave organike të zyrave të prokurorive e sjellë me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, nga Programi i Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, (OPDAT).

 Duke ofruar mbështetje për punën e Koordinatorit të Viktimave,  Çela vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka koordinatori i viktimave në raport me ndryshimet  në Kodin e Procedurës Penale, në njohjen dhe garantimin e të drejtave të viktimës, si subjekte të reja dhe proaktive.  Ai vuri theksin në kontributin që koordinatorët e viktimave pranë zyrave të prokurorive në rrethe kanë në funksion të ndërtimit të një sistemi drejtësie efikas, nga i cili përfiton e gjithë shoqëria.

Këshilltarja Ligjore e programit OPDAT, Michelle Lakomy diskutoi angazhimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në mbështetjen për forcimin e rolit të koordinatorit të viktimave pranë Prokurorive, si një garanci për mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe nevojën e trajnimit të tyre por edhe të prokurorëve.

Duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të OPDAT për Prokurorinë e Përgjithshme dhe sistemit të drejtësisë, Këshilltarja Ligjore Lakomy gjatë takimit, u dorëzoi koordinatorëve të viktimave 30 laptopë, si pjesë e ndihmës teknike që ofron OPDAT.

Gjatë takimit u zhvilluan prezantime të rasteve dhe gjetjeve të punës së koordinatorëve të viktimave me një vëmendje të veçantë në zbatim dhe në përshtatje me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?