Kryeprokurori, Braçe: Ndihmoni
Lulzim Bashën të bëjë llogaritë

8 Dhjetor 2017, 15:45| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar qëndrimin e kryetarit të opozitës, Basha, sa i takon zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

“A më thotë dot kush se si mundet që kryeprokurori i përkohshëm të zgjidhet me vetëm 36 vota, kur maxhoranca në Kuvend ka 74 deputetë, opozita ka 63 deputetë dhe PDIU 3?”, ka shkruar Braçe në profilin e tij në rrjetet sociale.

Me ironi, ai ka sugjeruar që kush e gjen, t’ia thotë ekspertëve të Lulzim Bashës. “Ndihmojeni pash Zotin. Ju e dini që ai shumëzim, pjesëtim, mbledhje e zbritje di t’i bëjë vetëm me lekë, jo kështu kot!”, ka shtuar Braçe. 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?