Vdes njeriu i betejës kundër aparteidit të Afrikës së Jugut! Kryepeshkopi Desmond Tutu fitues i çmimit Nobel për Paqe shuhet në moshën 90-vjeçare

26 Dhjetor 2021, 09:42| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 11:30

  • Share

Njeriu që udhëhoqi betejën kundër aparteidit në Afrikës e Jugut, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga  Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Tutu ishte një nga aktivistët më të njohur në botë që luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”.

Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.

Desmond Mpilo Tutu u lind më 7 tetor 1931 në Klerksdorp, qytezë kjo në perëndim të Johanesburgut dhe ishte mësues para se të bëhej prift.

Tutu ishte arrestuar në vitin 1980 për pjesëmarrje në protesta e më vonë edhe pasaporta e tij u konfiskua. Pas rikthimit të pasaportës e shfrytëzoi për të udhëtuar në SHBA dhe Evropë ku takoi zyrtarë të lartë shtetesh, presidentë e shumë të tjerë, në kërkim të ndihmës për kauzën e tij. 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?